Ballina SHËNDETËSI Shtoni gjasat për mbetje shtatzënë

Shtoni gjasat për mbetje shtatzënë

16
SHPËRNDAJE

Keni vendosur të mbeteni shtatzënë dhe tash pyeteni se si ta arrini atë më lehtë? Në vazhdim do t’ju japim disa këshilla për mbetur shtatzënë në mënyrën mirë dhe më të shëndetshme.
Hiqni dorë nga pilula

Për të mbetur shtatzënë ju patjetër duhet të hiqni dorë nga pilulat kontraceptive. Por, duhet të dini se ndalimi i përdorimit të pilulës nuk sjell domosdoshmërisht një rikthim të menjëhershëm të ovulacionit (pjekjes së qelizës ve). Kështu nuk duhet të trembeni nëse në tre muajt pasardhës menjëherë pas ndërprerjes së pilulës nuk arrini të mbeteni menjëherë shtatzënë.

Mësoni datën e ovulacionit

Janë pikërisht këto ditët në të cilat keni mundësinë në të lartë të mbeteni shtatzënë. Përgjithësisht ovulacioni ndodh rreth ditës së 14-të pas fillimit të ciklit menstrual. Ju mund ta përcaktoni dhe njoftoheni me ditën e saktë të ovulacionit tuaj duke matur temperaturën e trupit tuaj gjatë gjithë ciklit. Temperatura e cila është më e lartë në ditët që pasojnë ovulacionin, tregon ditën e ovulacionit. Memorizoni ne mënyrë të saktë variacionet e temperaturës tuaj, sepse do t`ju ndihmojë të njihni më mirë ciklin tuja dhe periudhat tuaja fertile. Një mënyrë tjetër është edhe testi i ovulacionit që mund ta blini në farmaci.

Seks çdo të tretën ditë

Jetëgjatësia e spermatozoidit pasi arrin në trupin e femrës është 72 orë. Në vëzhgim të kësaj, nuk është vërtetuar ende një pozicion i përshtatshëm (seksual) për të lehtësuar mbetjen shtatzënë dhe për të favorizuar një ngjitje më të mirë të spermatozoidëve në qafën e mitrës.

Tregoni kujdes me ushqimin tuaj

Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme favorizon fertilitetin. Dietat hipoalergjenike vërtetë arrijnë të dobësojnë trupin, por mund të kenë një ndikim negativ hormonal për fertilitetin. Disa muaj përpara se të vendosni të mbeteni shtatzënë, hiqni dorë nga të gjitha dietat. Dhe alkooli, duhani e kafeja kanë ndikim po aq negativ në mbetjen shtatzënë.

Stinët më të mira

Fertiliteti nuk është i njëjtë gjatë gjithë vitit. Meshkujt prodhojnë një numër më të madh spermatozoidesh gjatë fillimit të stinës së pranverës dhe në fund të stinës së vjeshtës, megjithëse janë më aktivë në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës. Vjeshta dhe fillimi i stinës së dimrit duket se janë momentet më të përshtatshme për mbetjen shtatzënë.

Tregoni kujdes me barnat

Bëni kujdes me barnat ose lëndët tjera që përdoren ndaj dhimbjeve muskulore, pasi ata mundësojnë tkurrjen e muskujve të mitrës dhe kanë efekt negativ mbi hormonet. Pyesni gjithnjë mjekun tuaj dhe pse aspak nuk këshillohet të merren barna të tilla gjatë periudhës së ovulacionit.

Relaksohuni!

Stresi, ankthi dhe frika se mund të mos mbetesh shtatzënë janë faktorë negativë për koncepcionin (mbetjen me barrë). Jepini kohë vetes: nëse sapo keni ndërprerë përdorimin e pilulës, mundohuni të dëgjoni trupin tuaj në mënyrë që të riktheni vetëbesimin dhe ritmet tuaja natyrale.