Ballina BALLINA Koloseumi si simbol i fuqisë së pushtuesit romak

Koloseumi si simbol i fuqisë së pushtuesit romak

58
SHPËRNDAJE

 

Koloseumi romak ka qenë një nga objektet më grandioze të ngritura në historinë e njerëzimit, për ç’arsye në vitin 2007 edhe është shpallur ndër shtatë mrekullitë e botës.

Koloseumi romak akomodonte gjatë një spektakli deri në 50.000 vizitorë ulur, ndërsa edhe 10.00 të tjerë mund të qëndronin në këmbë.

Garat dhe luftimet që zhvilloheshin në koloseum ishin nga më të ndryshmet, luftime gladiatorësh mes tyre, luftimi i tyre me bishat, garat me karroca e deri te demonstrimi i luftërave me anije, në arenën e koloseumit, e cila në ato raste mbushej me ujë.

Meqë fama e koloseumit ka përfshirë gjithë perandorinë romake, mbetet që të hulumtohet se cili ka qenë ndikimi i tij në botën ilire, që ishte e sunduar nga romakët edhe në periudhën e sundimit të Vespasianit, kur filloi ndërtimi i këtij objekti gjigant.

Meqë ilirët trajtoheshin si barbarë, pa të drejtë qytetarie, (përveç atyre qe e fitonin statusin e qytetarit, civitas), ndikimi i institucionit të koloseumit do të ketë qenë më i zbehtë në masat e gjera të popullsisë ilire në periudhën para Romanizimit.

Por, ata ilirë që janë romanizuar dhe e kanë fituar statusin e qytetarëve romakë, me siguri kanë sjellë në Iliri kumte lidhur me famën dhe funksionin e koloseumit.

Lidhur me këtë çështje mbetet që të hulumtohet në të ardhmen, për të kuptuar ndikimin eventual të këtij segmenti zulmëmadh e agresiv të kulturës antike romake mbi kulturën e edhe komunikimin ndër ilirët e sunduar.

Ndoshta më shumë nga aspekti i përdorimit të tij si mjet ekskomunikimi “të barbarëve” ilirë, që nuk pranonin të romanizoheshin, se sa për kulturimin e tyre.

Marrë në Facebook-un e prof. Milazim Krasniqit